
SPAK zgjat me tre muaj pezullimin nga detyra të ish-zv/drejtuesit të OFL-së, Artan Shkëmbi.
Shkëmbi është prej tre muajsh i pezulluar, pasi po hetohet për dekonspirim.
Kërkesa e SPAK-ut është miratuar nga GJKKO.
Pak kohë pasi kaloi të tre filtrat e vetting-ut, atë profesional, moral e pasuror, Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra më 28 shtator. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion. (A2 Televizion)