Spalletti i jep lamtumirën Napolit

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 17:37 | Futboll
Spalletti i jep lamtumirën Napolit

Luciano Spalletti ka zyrtarizuar atë që përflitej prej javësh: largimin e tij nga stoli i Napolit.

Trajneri që e shpalli kampion të Serisë A Napolin për herë të tretë në histori, deklaroi se do të qëndrojë një vit pushim pas mbylljes së sezonit aktual.

“Ndonjëherë, nga dashuria e madhe, ndahesh. Tani nuk jam në gjendje t’i jap Napolit atë që meriton. Kam nevojë që të pushoj. Nuk do të jem trajner i asnjë skuadre tjetër, dua të ndalem për një vit”, tha Spalletti për mediat italiane.

Pas këtij vendimi, ka edhe arsye familjare: “Dua të kaloj kohë me vajzën time të vogël”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos