Milani rrëmben biletën e fundit të Champions-it në Torino, mposht Juventusin

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 22:42 | Futboll
Milani rrëmben biletën e fundit të Champions-it në Torino,

Kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur në Serie A, janë përcaktuar 4 ekipet që sezonit e ardhshëm do të marrin pjesë në Champions League.

Milani fitoi 0-1 në transfertë ndaj Juventusit dhe siguroi vendin e katërt, duke iu bashkuar Napolit kryesues, Lazio-s dhe Interit. Lojtari që vendosi sfidën ishte francezi Giroud, i cili realizoi me kokë në pjesën e parë.

Javën e ardhshme, e cila do të jetë e fundit, pritet të përcaktohet edhe ekipi i tretë që do të zbresë në Serie B, i cili do t’i bashkohet Sampdoria-s e Cremonese-s dhe do të jetë një mes Verona-s dhe Specia-s, dy ekipe me pikë të barabarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos