All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zyrtare, Armando Broja bëhet me trajner të ri te Chelsea

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 14:35 | Futboll
Zyrtare, Armando Broja bëhet me trajner të ri te Chelsea
All - Paragraf - 1

Pas një sezoni zhgënjyes, të mbyllur në vend të 12-të në Premier League, Chelsea ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në stolin e Bluve, me misionin e vështirë për të ringritur skuadrën, do të ulet Mauricio Pochettino. Argjentinasi, i cili më parë ka drejtuar Tottenham, ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me klubin londinez, me opsionin për të shtuar një vit të tretë në kontratë në varësi të rezultateve.

All - Paragraf - 3

Pochettino nis punën më 1 korrik dhe do të marrë edhe stafin e tij me vete, Jesus Perez, Miguel d’Agostino, trajnerin e portierëve Toni Jimenez dhe djalin e tij Sebastiano Pochettino, në rolin e përgatitësit atletik. Ai duhet të rindërtojë skuadrën pas shpenzimeve marramendëse të bëra vitin e kaluar, ku klubi nxori nga arkat plot 600 milionë paund.

Përveç Tottenham, Pochettino ka drejtuar edhe Paris SG, Southampton dhe Espanyol.

Kështu, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, do të luajë nën drejtimin e argjentinasit, gjithmonë nëse do të jetë në “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm. Për yllin e Shqipërisë është interesuar Sporting Lisbona, të cilët e kërkojnë në huazim, por mbetet për t’u parë si do të ndryshojnë gjërat pas emërimit të Pochettino-s.

All - Paragraf - 6

Pas eksperiencës shumë të mirë te Southampton gjatë edicionit të kaluar, 21-vjeçari qëndroi në “Stamford Bridge”, por aventura e tij ishte e pafat. Në muajin dhjetor, ai pësoi një lëndim të rëndë në gju, duke humbur gjysmën e mbetur të sezonit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos