Redon Xhixha shënon golin e parë me Qarabağun

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 07:39 | Futboll
Redon Xhixha shënon golin e parë me Qarabağun

Redon Xhixha shënoi golin e parë në Azerbajxhan me kampionet e Karabakut. Ish-futbollisti i Tiranës u zhbllokua vetëm në javën e fundit të Premier Ligës azere teksa gjeti rrjetën në suksesin 3-1 përballë Turan.

24-vjeçari shënoi pas një krosimi në zonë, që në minutën e dytë të sfidës, duke ja bërë dhe me të thjesht fitoren skuadrës.

Ky ishte goli i parë i Xhixhës me Karabagun në një ndeshje zyrtare pasi më parë, futbollisti shqiptar kishte shënuar vetëm në një miqësore ndaj Gallatasarajit. Në përfundim të takimit, skuadra e Karabakut ngriti lart dhe trofeun si kampione e Azerbajxhanit për sezonin 2022-2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos