
Zgjedhjet në Spanjë kanë një fitues, por nuk duket se do të sigurojë një qeverisje solide në muajt në vijim, edhe pse pjesëmarrja shënoi shifra rekord, me 73,74% të votuesve.
Fituesit janë socialistët të kryeministrit Pedro Sanchez që me 28,74% marrin 122 vende në Parlament, duke shënuar rritje të ndjeshme. Konservatorët e Partisë Popullore vijojnë me 65 vende (16,69%), ndërsa partia e tretë është ajo e partisë katalane të qendrës Ciudadanos me 15.51%, baraz me 57 vende, një rezultat i mirë ky, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për partinë e majtë Podemos që merr vetëm 14.31% (42 vende).
Në këtë mënyrë, asnjë prej koalicioneve të majta o të djathta nuk mund të ketë një shumicë të qartë që mund të qeverisë vendin, dhe duhet të kërkojnë mbështetjen e partive rajonale si ato baske ose katalane, por në veçanti të partisë së djathtës ekstreme VOX.
Tre vite më parë partia e drejtuar nga Santiago Abascal kishte marrë vetëm 0.3 % të votave. Sot ajo arrin 10.25 %, dhe për herë të parë hyn në Parlament me 25 deputetë. (A2 Televizion)