19-vjeçari sulmon Sinagogën, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Nga A2 CNN
28 Prill 2019, 10:37 | Bota

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj një Sinagoge në San Diego të Shteteve të Bashkuara duke vrarë një grua dhe plagosur 3 persona të tjerë. Ngjarja po konsiderohet krim urrejtjeje.

I dyshuari, i identifikuar si John Earnest, 19 vjeç, fillimisht u largua nga vendngjarja. Pas një ndjekje të shkurtër, ai u arrestua nga policia lokale. Sherifi i San Diegos, Bill Gore, tha se hetuesit po ekzaminojnë rrjetet sociale të të dyshuarit, për të gjetur prova digjitale.

POWAY, CA - APRIL 27: People embrace outside the Congregation Chabad synagogue on April 27, 2019 in Poway, California. A gunman opened fire at the synagogue on the last day of Passover leaving one person dead and three others injured. The suspect is in custody. (Photo by David McNew/Getty Images)

Gjithashtu njoftoi se po hetohet përfshirja e mundshme e 19-vjeçarit në një tjetër sulm me të shtëna me armë zjarri një muaj më parë në afërsi të një xhamie. Ndërkaq, presidenti Donald Trump shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e të prekurve nga kjo ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos