Spitali i Kukësit, rënia e temperaturave shton numrin e vizitave

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 14:45 | Sociale
Spitali i Kukësit, rënia e temperaturave shton numrin e vizitave

Rënia e ndjeshme e temperaturave në javën e parë të janarit ka sjellë edhe shtimin e numrit të vizitave në spitalin rajonal të Kukësit.

Pjesa më e madhe merr ndihmën e parë dhe këshillat e nevojshme dhe trajtohen në shtëpi, ndërsa një numër i vogël janë shtruar për mjekim më intensiv.

Sipas mjekëve, situata nuk është alarmante, edhe pse ka një shtim të rasteve, ndërsa apelojnë për një kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, për të shmangur mbipopullimin në urgjenca dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore, mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të mos paraqiten direkt në urgjencën e spitalit, por pranë mjekëve të familjes.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos