Finalja e Youth Sports Games, legjendat e futbollit përballë yjeve të së ardhmes

Nga Dea Kozma
24 Gusht 2026, 18:12 | Sport

Në zemër të Splitit, yjet e futbollit dhe sportit botëror zbritën në fushë përballë më të mirëve të këtij edicioni. Në një krah, Zlatan Ibrahimovic, Aleksander Čeferin, Nemanja Vidić, Mario Mandžukić, Pavel Nedvěd, Marcel Desailly, Claude Makélélé e shumë legjenda të tjera, ndërsa në anën tjetër, fëmijët, të cilët ishin protagonistët e vërtetë të këtyre Lojërave.

Të vegjlit nuk u trembën aspak nga emrat e mëdhenj! Mandžukić, Srna, Karabatić dhe Ibrahimović shënuan për yjet, por fëmijët u përgjigjën me katër gola, duke e çuar sfidën në një 4-4 spektakolar.

Zlatan Ibrahimovic, Ish-futbollist: Për mua, pavarësisht se nga vjen apo kush je, në sport je gjithmonë i mirëpritur, sepse sporti i bashkon njerëzit. Ai sjell lumturi dhe nuk ka rëndësi nga vjen. Kjo nuk është çështje politike.

Prandaj jam këtu, për ta shijuar këtë moment dhe, nëse mundem, për t’i bërë njerëzit të lumtur. Gjithçka ka të bëjë me gjeneratën e re. Ata janë fytyra e gjithçkaje. Dhe nëse mund të ndryshoj diçka apo të bëj një diferencë, do ta bëj.”

Darijo Srna, Ish-futbollist: 28 vite më parë ishim në fushë, ndërsa sot jemi sërish këtu. Youth Sports Games po zhvillohen dhe po rriten çdo vit, ndërsa edhe ambasadorët tanë do të vazhdojnë të shtohen në të ardhmen.

Aleksander Čeferin, President i UEFA-s: Ky rajon ka përjetuar kaq shumë urrejtje, luftë dhe gjithçka tjetër, ndërsa sot shohim se janë fëmijët ata që po na bashkojnë sërish. Politikanët na ndajnë, ndërsa fëmijët na bashkojnë.

Shumë gola, emocione, legjenda dhe, mbi të gjitha, një ndeshje e paharrueshme për yjet e së ardhmes.

Pas 30 vitesh, Youth Sports Games dëshmuan edhe një herë se sporti nuk është vetëm për të fituar, por për të treguar se asgjë nuk është e pamundur në ëndrrat që zgjasin një jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos