Egnatia luan për çdo fron këtë sezon. Rrogozhinasit mposhtën 3-0 Tiranën në shtëpi. Diabate, Ajeti dhe Sota bënë gjithçka më të lehtë për ekipin e Dedes, që dominoi nga fillimi në fund.
Në anën tjetër, Vora surprizoi në javën e parë të kampionatit, teksa mundi 1-0 Dinamon në “Elbasan Arena”.
“Blutë” vinin në këtë ndeshje duke menduar për sfidën e mesjavës në Europë, ndërsa Vora e shfrytëzoi këtë situatë më së miri.
Goli i vetëm u shënua nga 18-vjeçari Brajan Gjyla dhe kaq mjaftoi për të marrë 3 pikë me vlerë përballë Dinamos, që duket se tani për tani fokusin kryesor e ka te takimet në Kupat e Europës. (A2 Televizion)