Kroaci-Shqipëri 2-2! Barazim historik në Hamburg, kuqezinjtë marrin pikën e parë në Euro 2024

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 16:51 | Live Euro 2024
 

Shqipëria arriti të merrte një barazim historik kundër Kroacisë, 2-2. Qazim Laçi ngriti peshë gjithë stadiumin dhe jo vetëm, kur realizoi me kokë golin e epërsisë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, në harkun e pak minutave, siç ndodhi në përballjen kundër Italisë, kuqezinjtë pësuan dy gola, që përmbysën rezultatin në favor të Kroacisë.

Fillimisht Kramariç dhe pastaj Gjasula me autogol, u duk sikur i dhanë fitoren Kroacisë. Por në minutat shtesë, Klaus Gjasula realizoi një supergol nga brenda zonës, duke barazuar rezultatin dhe duke shlyer gabimin te goli i dytë, që ishte autogol i tij.

Shqipëria merr kështu një pikë tepër vendimtare dhe shkon në ndeshjen e fundit kundër Spanjës, me shpresën për një tjetër rezultat pozitiv. Ndeshja e fundit luhet të hënën në orën 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos