Kristjan Asllani, i cili ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme më Kroacinë, tha se Shqipëria mund të kishte bërë më shumë që të merrte tre pikëshin, pasi ka gabuar.
“Një ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk kemi marrë 3 pikë, kemi humbur dy gola, po futbolli kështu e ka, mund të kishim bërë akoma më shumë për mua. Gabova, po fat bëjmë, futbolli kështu e ka”, tha Asllani.
Kjo ndeshje, për Jasir Asanin, ishte për të gjithë ata që nuk kanë besuar të kombëtarja.
“Kemi analizuar shumë mirë Kroacinë, dhe jemi munduar që të marrim 3 pikëshin që në minutat e para, fati ndonjëherë nuk e do, kemi treguar se nuk u dorëzuam, për të gjithë që nuk ka pasur besim te ne, ne jemi këtu për t’iu treguar se ne jemi këtu", u shpres Asani.
Me Spanjën, kombëtarja futet për fitore.
“Do futemi në fushë për 3 pikët që t’i marrim”, shtoi ai. (A2 Televizion)