Episodi i shpifur në EURO 2024, trajneri i Holandës kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)

Nga A2 CNN
16 Qershor 2024, 19:26 | Live Euro 2024

Episodi i shpifur në EURO 2024, trajneri i Holandës kruan hundën

Joachim Löw, ish-trajneri i kombëtares gjermane, ka hyrë në histori, mes të tjerave, edhe për episodin kur u pa teksa kruante hundën, apo prekte pjesët intime dhe më pas nuhaste dorën.

Mirëpo, stafetën duket se ia ka lënë trajnerit të Holandës, Ronald Koeman.

Ky i fundit, teksa ishte në ndeshjen përballë Polonisë, është kapur teksa kruan hundët dhe më pas lëpin gishtat. Një gjest i neveritshëm, që nuk i ka shpëtuar “sy shqiponjave” në stadium dhe më pas videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Latest Videos