Holanda i rrëmben 3 pikët Polonisë, fiton 2-1 me përmbysje

Nga A2 CNN
16 Qershor 2024, 18:05 | Live Euro 2024

Holanda i rrëmben 3 pikët Polonisë, fiton 2-1 me përmbysje

Holanda ka arritur që të korr fitoren e parë në EURO 2024. Ndeshja nuk nisi mirë për “Tulipanët”, pasi Polonia gjeti rrjetën në vetëm 16 minuta lojë. Buksa ia doli që të kalonte në avantazh skuadrën e tij, mirëpo festa nuk zgjati shumë.

Holanda barazoi me Cody Gakpo në të 29 minutë, e ndërsa “vulën” e vendosi Ueghorst në të 83 minutë, duke i dhënë 3 pikët me shumë vlerë Holandës.

Ndeshjen e radhës, Holanda e luan kundër Francës më 21 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos