Incident në Euro 2024, policia gjermane qëllon njeriun me hanxhar në Hamburg 

Nga A2 CNN
16 Qershor 2024, 13:57 | Live Euro 2024

Një incident serioz ka ndodhur në Gjermani në këtë edicion të kampionatit europian të futbollit.

Raportohet se policia ka qëlluar me armë zjarri një person në Hamburg, pasi ky i fundit kishte dalë në rrugë me një hanxhar duke kërcënuar oficerët.

Autoritetet gjermane njoftojnë se qëlluan dhe e plagosën rëndë agresorin, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor. Mediat raportojnë se incidenti ndodhi afër një Fanzone për tifozët e Holandës.

Kombëtarja e vendeve të ulëta luan sot ndaj Polonisë. Policia gjermane njofton ndër të tjera se agresori, përveç hanxharit, kishte me vete dhe pajisje për ndezje të zjarreve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos