Sherr mes tifozëve serbë dhe anglezë, “fluturojnë” karrige e tavolina! Dyshohet të përfshirë dhe shqiptarë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2024, 17:54 | Live Euro 2024

Sherr mes tifozëve serbë dhe anglezë,

EURO 2024 nuk ka shpëtuar pa incidente. Mësohet se tifozët serbë dhe anglezë janë përleshur me njëri-tjetrin. Nga sa raportojnë mediat e huaja, përleshja ka nisur në një lokal ku kanë “fluturuar” karrige e tavolina.

Për fat të mirë, policia ka ndërhyrë me shpejtësi duke parandaluar përshkallëzimin e këtij episodi, që i druheshin.

Sa raportojnë mediat e huaja, të përfshirë në sherr kanë qenë edhe shqiptarë, megjithatë një detaj i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Si pasojë e sherrit, disa tifozë kanë mbetur të lënduar, por gjendja e tyre nuk raportohet e rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos