Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti ka folur në konferencën zyrtare para ndeshjen me Kroacinë. Ai u shpreh se ka folur me lojtarët më të rinj në mënyrë që të ngrejë moralin para sfidës së dytrë në grup.
Teksa u kthye edhe njëherë te humbja me Italinë, Gjimshiti u shpreh se Kombëtarja do të luajë edhe pisët ndonjëherë, duke pasur parasysh që kundërshtari mund të ndalet edhe me faulle.
Sa e vështirë është për të ngritur moralin para Kroacisë?
“Është një gjë shumë e rëndësishme. Psikologjia është më e rëndësishme se lodhja fizike. Kam folur me disa lojtarë për të dhënë kurajo. Ishte ndeshja e parë, ne kishim pritshmëri ndryshe, por duhet të dalim nga aty, të përmirësohemi. Unë kam më shumë vite eksperiencë dhe mundohem t’i japë kurajo më të rinjve, pasi ka edhe ndeshje të tjera”.
“Të tregohemi inteligjentë”
“E kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, i linim të vinin shumë thjesht të vinin në zonën tonë, Kundërshtarë me këtë nivel duhet t’i ndalësh ritmin. Nuk duhet me qenë vetëm i bukur në fushë, por duhet të luash edhe pak pistë”.
Kroacia ka humbur 3-0 dhe për ta nuk ishte e lehtë. Ata do të kenë mundësinë për të reaguar po ashtu si edhe ne. Do të tentojmë më të mirën dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Gjimshiti. (A2 Televizion)