Tifozi më i pafat, humb ndeshjen hapëse të Europianit pasi sulmuesi gjerman i thyen dorën

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 12:13 | Live Euro 2024

Tifozi më i pafat, humb ndeshjen hapëse të Europianit pasi

Një tifoz i Gjermanisë nuk arriti të shihte ndeshjen hapëse të Euro 2024, ku skuadra e tij shkatërroi 5-1 Skocinë, edhe pse ishte në stadium deri pak minuta para nisjes së ndeshjes.

Shkak për këtë është bërë sulmuesi gjerman Niclaks Fullkrug. Gjatë stërvitjes përgatitore para nisjes së takimit, një top i gjuajtur prej tij goditi tifozin në dorë, duke ia thyer.

Tifozi më i pafat, humb ndeshjen hapëse të Europianit pasi

“Nuk kam fjalë, çmenduri fare”, shkroi në rrjetet sociale tifozi Kai Flathmann, ku postoi një foto nga spitali me krahun e lidhur. “Për mua po shkruan Bild dhe Federata Gjermane më ka kontaktuar”, shtoi ai.

Tifozi i tha gazetës gjermane se arriti të shihte vetëm këndimin e himnit e më pas ishte larguar për në spital për të mjekuar dorën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos