Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Itali-Shqipëri me rezultatin 2-1.
Filloi në mënyrë perfekte “EURO 2024” për Kombëtaren tonë. Pas vetëm 23 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë ndaj Italisë, duke përfituar nga një gabim i Dimarcos.
Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur Donarummën dhe duke i dhënë avantazhin tanëve që në minutën e parë të lojës. Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e Evropianit.
Por, reagimi italian ishte i furishëm, me dy gola brenda 5 minutash (11’ dhe 16’), me autorë mbrojtësin Bastoni dhe mesfushorin Barella. (A2 Televizion)