Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shpreh pas humbjes 2-1 ndaj Italisë, në ndeshjen e parë të Grupit B në “EURO 2024”, se është “i kënaqur me atë që dhamë në fushë, por i zhgënjyer me rezultatin”.
“Nuk bëmë mirë në 20-25 minuta e para. Ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajtëm ndaj Italisë kampione të Europës në një atmosferë fantastike dhe ishim në lojë deri në fund për të marrë barazimin”, theksoi braziliani.
Në lidhje me atë që mund të ndryshojë ndaj Kroacisë, Sylvinho tha: “Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, për të qenë në këtë Europian. Sigurisht që punojmë 12 orë në ditë për ekipin dhe jemi këtu për të fituar ndeshjet, por sigurisht u kam thënë futbollistëve të shijojnë më maksimum këtë shans për të luajtur në Europian”.
(A2 Televizion)