Italia përmbys gjithçka dhe kthen kuqezinjtë me këmbë në tokë.
Bastoni dhe Barella i japin avantazhin italianëve pas 16 minutash lojë.
Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, pasi vetëm pas 24 sekondash lojë, Nedim Bajrami kaloi në avantazh kuqezinjtë , duke përfituar nga një gabim i Dimarcos.
Mesfushori ynë goditi fort me të djathtën brenda zonës duke mposhtur Donarummën dhe duke i dhënë avantazhin tanëve që në minutën e parë të lojës. (A2 Televizion)