Spanjës i ka mjaftuar pjesa e parë për të mundur Kroacinë.
Morata, Fabian Ruiz dhe Carvajal shënuan 3 herë në fraksionin e parë të lojës për të marrë 3 pikët në grupin B, ku bën pjesë edhe Shqipëria.
Në pjesën e dytë, spanjollët ruajtën avantazhin e thellë për ta mbyllur takimin me rezultatin 3-0, edhe falë 11-metërshit të humbur nga Petkovic për kroatët.
(A2 Televizion)