Skuqet “Signal Iduna Park” nga tifozët shqiptarë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2024, 20:39 | Live Euro 2024

Skuqet “Signal Iduna Park” nga tifozët shqiptarë

Det kuqezi në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, teksa bëhet gati për të filluar ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, e para e Grupit B të “EURO 2024”.

Në momentin që në fushë dolën lojtarët shqiptarë, një atmosferë elektrizuese u krijua nga tifozët kuqezinj. 

“O sa mirë me qenë shqiptarë oe”, ishte fraza që u dëgjua menjëherë në stadiumin e Dortmundit, me lojtarët që përshëndetën menjëherë me duartrokitje sportdashësit shqiptarë. 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos