Pero Pejiç ishte në një lidhje direkte nga Zagrebi i Kroacisë me “Dita jonë” në A2 CNN.
Ish-sulmuesi i famshëm i Skënderbeut dhe Kukësit në kampionatin tonë, deklaroi se e sheh Shqipërinë më pak favorite në sfidën e sotme ndaj Kroacisë, pasi kroatët kanë më shumë eksperiencë në fazat finale të Evropianit.
Gjithsesi, kroati 41-vjeçar shton se futbolli shkakton gjithmonë surpriza dhe gjithçka mbetet për t’u parë sot, në orën 15:00.
“Ndeshja Itali-Shqipëri mund të kishte përfunduar edhe 2-2, pas rastit të minutave të fundit të Manajt. Kjo tregon se Shqipëria është ekip serioz. Ka një grup me lojtarë të rinj, që luajnë në Itali apo Gjermani, prandaj Kroacia duhet të jetë 100% që të fitojë”, theksoi Pejiç. (A2 Televizion)