Rikthehet Eriksen, shënon gol, por s’mjafton! Slloveni-Danimarkë mbyllet në paqe

Nga A2 CNN
16 Qershor 2024, 20:24 | Live Euro 2024

Rikthehet Eriksen, shënon gol, por s’mjafton! Slloveni-Danimarkë

Sllovenia dhe Danimarka janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë të vlefshme për Euro 2024. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Stuttgartit, për Grupin C u mbyll me rezultatin 1-1.

Takimi u zhbllokua në minutën e 17 nga Cristian Eriksen, i cili rikthehet në këtë kampionat Europian, më i fortë se kurrë, pas episodit të regjistruar në EUO 2020, ku humbi ndjenjat në fushë pas një arresti kardiak.

Mirëpo, teksa u duk se Danimarka po dominonte lojën, Janza në minutën e 77-të u prishi festën danezëve dhe vendosi ekuilibrat në 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos