Rumania leksion Ukrainës, merr 3 pikët e para

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 16:49 | Live Euro 2024

Rumania leksion Ukrainës, merr 3 pikët e para

Rumania i ka dhënë një leksion futbolli Ukrainës në ndeshjen e parë të grupit E, duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0.

Ndonëse, dukej një ndeshje më e lehtë për ukrainasit, rumunët treguan grintë dhe dëshirë për të lënë gjurmë në këtë ngjarje të rëndësishme të futbollit europian.

Goli i parë u shënua nga Stanciu, pas një gabimi të Lunin, me rumunin që e dërgoi topin në trekëndësh nga largësia.

E teksa pritej një reagim i Ukrainës në pjesën e dytë, vjen goli i dytë i Ukrainës me anë të Marin, po me një goditje nga larg. 4 minuta më vonë Dragus vendosi vulën e këtij takimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos