EURO 2024 do të përjetohet ndryshe nga tifozët shqiptarë, për shkak se kuqezinjtë janë protagonistë dhe ëndrra për të shkuar larg, është shumë e madhe.
E ndërsa nesër nis muaji i Europianit, le të kthehemi pas në kohë dhe të bëjmë një bilanc të kombëtares, që nga futbollistët që kanë luajtur më shumë ndeshje me fanellën e kuq e zi e deri tek ato që ia kanë dalë të çajnë rrjetën e kundërshtarit, duke dhuruar fitore dhe shumë emocione, që vetëm futbolli di t’i përçojë.
Cili është golashënuesi më i mirë për kombëtaren? Vendi i parë, me nga 5 gola ndahet me 3 lojtarëve, Edmond Kapllani, Sokol Kushta dhe Sokol Cikalleshi. Ky i fundit u la jashtë EURO 2024, vendim i trajnerit Sylvinho, i cili nuk u prit edhe shumë mirë nga radhët e tifozëve. Për rrjedhojë, Cikalleshi njoftoi largimin nga kombëtarja.
Pas kësaj treshe, qëndron një tjetër 3-she që kanë lënë gjurmë në historinë e ekipit. Igli Tare, Alban Bushi dhe Ervin Skela me nga 4 gola.
Ndërkohë, lojtarët që kanë luajtur më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, është kapiteni i përjetshëm Lorik Cana, portieri Foto Strakosha, i cili i ka lënë stafetën, të birit, Tomas Strakosha dhe Altin Lala me nga 29 paraqitje në fushë.
Në listë është Klodian Duro dhe Erion Bogdani me nga 24 paraqitje, për të vijuar me pas me Elseid Hysën, me nga 24. Numërimi për shkodranin nuk ndalet, pasi ai është i përzgjedhuri i Sylvinho-s edhe në këtë kompeticion dhe gjasat janë, në varësi të ecurisë që djemtë do të kenë në Gjermani, të dalë i pari në listë.
Shqipëria nuk e ka për herë të parë që prek një kompeticion të tillë. Gjithçka daton në 1964 e largët, e ndërsa kujtimi më i freskët është në 2016, në Francë. (A2 Televizion)