Lamine Yamal shkruan historinë e Evropianit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2024, 17:53 | Live Euro 2024

Lamine Yamal shkruan historinë e Evropianit

Në Olympiastadion të Berlinit sot shkruhet historia: debuton lojtari më i ri në historinë e Evropianit.

Bëhet fjalë për spanjollin Lamine Yamal, sulmuesin e talentuar të Barcelonës, i cili thyen rekordin e Kacper Kozlowski, i cili debutoi kur ishte 17 vjeç e 246 ditë në Spanjë-Poloni, në Kampionatin Evropian të kaluar.

Sot, Yamal është 16 vjeç dhe 338 ditë në ndeshjen që do të luajë ndaj Kroacisë dhe për më tepër do të jetë titullar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos