Muldur ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen Turqi-Gjeorgji. Mbrojtësi i Fenerbahce, kaloi përkohësisht në avantazh Turqinë në minutën e 25. Ai arriti ta dërgonte topin në rrjetë me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës.
Deri tani, ky mund të konsiderohet si goli më i bukur i Euro 2024. Megjithatë, festa e Turqisë nuk ka zgjatur shumë pasi Gjeorgjia barazoi rezultatin vetëm 7 minuta më pas.
Këto dy kombëtare janë në grup së bashku me Portugalinë dhe Çekinë, të cilat do ta përballen në mbrëmje me njëra-tjetrën.
(A2 Televizion)