Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas ndeshjes me Italinë, ku shumë njerëz e akuzojnë atë se me uljen e kokës në momentin e goditjes së Barrellas, iu mundësoi kundërshtarëve golin e dytë dhe të avantazhit në këtë takim.
Teksa kërkon falje përpara të gjithë tifozëve dhe shqiptarëve, Hysaj shprehet se ishte një llogaritje gabim e trajektores së topit, ndërsa shton se ai ka dhënë dhe do të japë maksimumin për ngjyrat kuqezi.
Mes rreshtash, mbrojtësi i Lazio falënderon dhe tifozët që e kanë mbështetur, dhe kërkon fokusin të ndeshjet e radhës.
Kujtojmë që pas ndeshjes me Italinë, Elseid Hysajt iu desh të mbyllte të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, për shkak të sulmit pikërisht për momentin e uljes së kokës në golin e dytë.
(A2 Televizion)