15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 13:01 | Futboll

15 vjet më pas, Totti zbulon pse e goditi Balotelli-n

Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka folur për disa nga momentet më të përfolura të karrierës së tij.

Ai pranoi se goditja ndaj Mario Balotellit në finalen e Kupës ndaj Interit në vitin 2010 nuk ishte rastësi: “E kisha menduar prej kohësh. Ishte i talentuar, por arrogant. Nuk doja të barazoja ndeshjen, por ta dërgoja në tribuna. Më pas kërkova falje dhe qeshëm bashkë”, shkruan A2 CNN.

Për incidentin me Colonnese, Totti tha se reagoi pas një fyerjeje të rëndë që i ishte bërë për djalin e tij, Cristian. Ndërsa për episodin e pështymës ndaj Nicklas Poulsen, ai u shpreh me pendesë: “Më vjen turp. Ishte një gjest i shëmtuar dhe i padenjë për një futbollist.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos