Rezultatet e shkëlqyera, FFK zgjat kontratën me trajnerin Foda

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 10:52 | Futboll

Rezultatet e shkëlqyera, FFK zgjat kontratën me trajnerin Foda

Federata e Futbollit e Kosovës ka zgjatur edhe për dy vite kontratën me trajnerin e kombëtares Franco Foda.

Kontrata që konfirmon qëndrimin e teknikut gjerman në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.

Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar me 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën e Kosovës në 17 ndeshje deri tani, duke arritur: 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos