17-vjeçari i Bayern Munchen vendos dy rekorde në Champions League

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 08:53 | Futboll

17-vjeçari i Bayern Munchen vendos dy rekorde në Champions League

Një 17-vjeçar ka bërë një debutim të pabesueshëm në Champions League me Bayern Munchen.

Lennart Karl tregoi potencialin kundër Club Brugge, duke shënuar një gol fantastik.

Adoleshenti dribloi dhe më pas realizoi një goditje perfekte, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që në minutat e para, shkruan A2.

Me këtë gol, 17-vjeçari vendosi edhe dy rekorde, pasi u bë lojtari gjerman më i ri në moshë që shënon në Champions League, si dhe paralelisht vendosi rekord edhe si lojtari më i ri që shënon për Bayern në këtë kompeticion, duke zbritur nga froni Jamal Musialën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos