Rama, takim me kryebashkiakët për "Paketën e Maleve": Po ecim me ritëm të ulët

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 13:00 | Politikë

Rama, takim me kryebashkiakët për "Paketën e Maleve":

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e Shqipërisë për Paketën e Maleve, u kërkoi atyre që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare.

Kreu i qeverisë i kritikoi madje për neglizhencë kryebashkiakët, duke thënë se kanë lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për Paketën e Maleve.

“E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi, nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë”, tha fillimisht Rama, shkruan A2.

“Kemi shqetësim që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketa ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracie të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces. Prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, shtoi kryeministri.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos