Bayern Munchen, Liverpool dhe Chelsea kanë fituar thellë ndeshjet e tyre në Champions League.
Gjermanët mposhtën 4-0 Club Brugge, "Të kuqtë" shkatërruan 5-1 Eintracht Frankfurt, ndërsa "Blutë" fituan me po të njëjtin rezultat ndaj Ajax.
Ndërkohë, Real Madrid arriti të marrë 3 pikët ndaj Juventusit falë golit të Bellingham, në një ndeshje ku portierët Courtois dhe Di Gregorio ishin më të mirët në fushë, shkruan A2.
Vlen të përmendet edhe përmbysja e Sporting Lisbonës ndaj Olimpik Marsejës.
Me rezultatin e njëjtë 3-1 fituan Athletic Bilbao ndaj Qarabag dhe Galatasaray kundër Bodo Glimt. (A2 Televizion)