2 gola të Lushkjes dhe 3 të anuluar, Egnatia i jep lamtumirën Europës

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 08:33 | Futboll

2 gola të Lushkjes dhe 3 të anuluar, Egnatia i jep lamtumirën

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës, pasi u eliminua në turin e tretë të Ligës së Konferencës nga Olimpija Ljubljana.

Në sfidën në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Shqipërisë kërkonin me çdo kusht fitoren pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë. Rrogozhinasit e nisën vrullshë, duke shënuar 4 herë brenda 8 minutave të para, por vetëm një gol ishte i vlefshëm, ai i shënuar nga Regi Lushkja, shkruan A2.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova vazhdoi të sulmojë, por një goditje këndi ndryshoi gjithçka dhe solli barazimin e miqve.

Në pjesën e dytë ata gjetën një tjetër gol dhe menjëherë pas tij Jahaja la ekipin e Egnatias me 10 lojtarë. Por, Lushkja barazoi rezultatin për të çuar sfidën në shtesa.

Aty Olimpija bëri diferencën me dy lojtarë nga stoli, Durdov e Blanko, të cilët shënuan në secilën nga kohët shtesë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos