Kampionët e Italisë “humbin pjesët” në Greqi, ndërhyrja ndaj Rrahmanit tërbon Conten

Nga A2 CNN
14 Gusht 2025, 22:38 | Futboll

Kampionët e Italisë “humbin pjesët” në Greqi,

Kampionët e Italisë, Napoli është përfshirë nga shqetësimi pas dëmtimit të Romelu Lukakut në miqësoren ndaj Olympiacos, zhvilluar në Castel di Sangro.

Sulmuesi belg, titullar nga minuta e parë nga trajneri Antonio Conte, u detyrua të linte fushën pas gjysmë ore lojë. Pas një tentative goditjeje drejt portës, 32-vjeçari u shtri në tokë duke shfaqur dhimbje dhe u zëvendësua nga Lorenzo Lucca, i cili më pas shënoi, shkruan A2 CNN.

Gjendja e tij do të vlerësohet me ekzaminime mjekësore në ditët e ardhshme, për të kuptuar nëse do të jetë gati për ndeshjen e parë të sezonit në Serie A ndaj Sassuolos, më 23 gusht.

Ndërkohë, Conte u shfaq i irrituar nga ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve grekë, duke protestuar edhe në fushë pas një faulli të rëndë mbi Rrhamanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos