Një 65-vjeçare humbi jetën një muaj më parë, një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 20:39 | Kronikë

Një 65-vjeçare humbi jetën një muaj më parë,

Një grua rreth 35 vjeçe është rrëzuar gjatë ditës së sotme përgjatë bulevardit Ismail Qemali, pasi është penguar në një prej blloqeve të betonit të vendosura në zonë. Si pasojë e rrëzimit, ajo ka pësuar dëmtime në kokë.

Nuk është hera e parë që qytetarët hasin vështirësi dhe pengohen në këto blloqe betoni, të cilat janë vendosur pa asnjë kriter pranë bulevardit dhe trotuareve të këmbësorëve, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët.

Gruaja është shoqëruar menjëherë me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Ky mbetet një shqetësim i përsëritur dhe një problematikë serioze, veçanërisht për moshat e treta, pasi vetëm një muaj më parë një grua rreth 65 vjeçe humbi jetën pasi u pengua pikërisht në këto blloqe betoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos