3 gola për 3 pikë, Roma ruan kreun e Serisë A

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 17:35 | Futboll

3 gola për 3 pikë, Roma ruan kreun e Serisë A

Roma mbetet e pandalshme nën drejtimin e Giampiero Gasperinit.

Klubi kryeqytetas ka fituar 3-1 në transfertë ndaj Cremonese dhe ruajti kreun e renditjes në Serinë A edhe pas javës së 12, shkruan A2.

Soule në pjesën e parë dhe Ferguson e Weslei në të dytën i dhanë 3 pikët e radhës verdhekuqve, të cilët kryesojnë me 27 pikë.

Goli i Folino në minutën e 93 shërbeu vetëm për statistika për Cremonesen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos