Barcelona feston rikthimin në Camp Nou me një fitore ndaj Athletic Bilbao

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2025, 20:58 | Futboll

Barcelona feston rikthimin në Camp Nou me një fitore ndaj Athletic

Barcelona u rikthye në mënyrë madhështore në Camp Nou, duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultatin bindës 4-0.

Para 45 mijë tifozëve, skuadra e Hansi Flick dominoi që nga fillimi, me Robert Lewandowskin që shënoi që në minutën e 4-t. Ferran Torres dyfishoi shifrat para pushimit.

Në pjesën e dytë, Fermín López realizoi golin e tretë, ndërsa Bilbao mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Sancet. Në minutën e 90-të, Ferran Torres vulosi fitoren me golin e tij të dytë, duke e çuar rezultatin në 4-0.

Me këtë triumf, Barcelona ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit, në pritje të rezultatit të Real Madridit ndaj Elches. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos