Tre muaj më parë Sokol Cikalleshi vendosi të tërhiqet nga kombëtarja shqiptare ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, FSHF falënderoi lojtarin për të gjithë kontributin e dhënë dhe i uroi suksess në vazhdimësi.
''Faleminderit Cikalleshi! Një kontribut i madh dhe i jashtëzakonshëm. Mirënjohjen për djersën e derdhur në fushën e lojës me fanellën kuqezi”, shkruhej mes të tjerash në postimin e Federatës ndërsa përmbledh karrierën e futbollistit me fanellën kuqezi.
Cikalleshi është një nga futbollistët me më shumë prezenca në Kombëtare teksa numëron 60 ndeshje si edhe 13 gola të shënuar.
Ai debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren Shqipëri-Rumani, më 31 maj 2014, ndërsa paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren ishte në miqësoren Suedi-Shqipëri të 25 marsit të këtij viti në Stokholm.
Në Europianin e Gjermanisë, ai nuk u preferuar nga trajneri Silvinjo dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore që e shtyn lojtarin nga Kavaja të tërhiqej nga përfaqësuesja shqiptare. (A2 Televizion)