Conference League, tre gola shqiptarë në arenën europiane

Nga Dea Kozma
26 Korrik 2024, 15:19 | Futboll
Conference League, tre gola shqiptarë në arenën europiane

Pasi shënoi golin e parë me fanellën e Astanës në Kupën e Ligës, Nazmi Gripshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës por këtë herë në arenën europiane.

27-vjeçari realizoi golin e vetëm për skuadrën kazake në Ligën e Konferencës teksa Astana e tij barazoi 1-1 ndaj klubit moldav, Milsami.

Mesfushori realizoi në të 57-të, por vendasit nuk arritën ta mbanin avantazhin deri në fund dhe kualifikimi do te vendoset ne Moldavi pas një jave.

Edhe Çinari ka shkëlqyer me paraqitjen e tij duke shënuar dy gola me Noah në suksesin 7-0 që klubi armen arriti ndaj maltezeve të Silema.

Shkodrani ishte ndër më të mirët në fushë dhe praktikisht skuadra e tij me 7 golat e shënuar ka vulosur kalimin më tej.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos