Turi i dytë i Conference League, 4 skuadra shqiptare zbresin në fushë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2024, 12:21 | Futboll

Turi i dytë i Conference League, 4 skuadra shqiptare zbresin në

Katër skuadra shqiptare nga shtatë që konkurrojnë në turin e dytë kualifikues të Conference League, do të zbresin sot në fushën e lojës.

Takimet e kthimit pritet të regjistrojnë kualifikimin e disa prej këtyre ekipeve. Në orën 17:00, Drita do të luajë me islandezët e Breidablik, pas suksesit 2-1 në trasfertë në ndeshjen e parë.

Në 18:00, Struga luan në trasfertë me armenët e Pjunik Jerevan dhe niset nga avantazhi 2-1.

Në orën 20:00 do të jetë radha e Ballkanit në fushën e Hamrun, pas barazimit 0 me 0 në ndeshjen e parë. Pas tyre luan edhe Deçiçi. Skuadra shqiptare e Tuzit niset nga suksesi 2-0 kundër Dinamo Batumit.

Të enjten është radha e Llapit, Egnatias dhe Partizanit që të zbresin në fushë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos