Egnatia mposhtet me 4 gola në miqësoren nga Napoli i Conte-s

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 22:15 | Futboll

Egnatia mposhtet me 4 gola në miqësoren nga Napoli i Conte-s

Me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Vikingurin në Conference League, Egnatia është mposhtur 4-0 në miqësoren e luksit të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Teofilo Patini” nga Napoli i drejtuar nga Conte.

Italianët e dominuan totalisht takimin, ndërsa arritën të shënojnë dy gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Lojtari që shkëlqeu në këtë sfidë ishte gjeorgjiani Kvaratskhelia, i cili realizoi dy gola.

Egnatia do të luajë më 1 gusht ndeshjen e kthimit ndaj Vikingurit, ndërsa ka fituar minimalisht 0-1 takimin e parë në Islandë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos