7 javë larg fushave, Broja rrezikon huazimin

Nga A2 CNN
27 Gusht 2024, 16:56 | Futboll

7 javë larg fushave, Broja rrezikon huazimin

Fati i keq vazhdon të ndjekë Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares pësoi një dëmtim në stërvitje me Çelsin dhe sipas mjekëve të klubit londinez rrezikon të qëndrojë shtatë javë jashtë fushave të lojës.

Ky lëndim, siç raporton A2 CNN vendos në rrezik serioz huazimin e 22-vjeçarit. Ipswiç Town njoftoi se transferimi i Brojës ngeci për shkak të një problemi në vizitat mjekësore, e pavarësisht kësaj negociatat vijojnë.

Megjithatë, dëmtimi i sulmuesit mund të bëjë që klubi të ndryshojë planet, pasi ata duan një lojtar që të jetë menjëherë i gatshëm për të luajtur, pasi çdo pikë është jetike për ekipin që synon të qëndrojë në Premier Ligë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos