8 gola në një pjesë! Juve dhe Dortmund dhurojnë spektakël në Champions. Debuton Zhegrova

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 08:21 | Futboll

8 gola në një pjesë! Juve dhe Dortmund dhurojnë

Edicioni i ri i Champions League ka nisur me spektakël. Supersfida e parë e këtij sezoni, ajo mes Juventus dhe Borussia Dortmund ka përfunduar 4-4, me të gjithë golat që u shënuan në pjesën e dytë.

"Festivali i golave" nisi që në minutën e 52, me gjermanët që e panë veten tre herë në avantazh dhe deri në minutat shtesë të ndeshjes kryesonin me shifrat 4-2, shkruan A2.

Adeyemi zhbllokoi rezultatin, pastaj Yildiz barazoi me një gjuajtje me të djathtën në stilin e Del Pieros në minutën e 63-të. Nmecha i riktheu gjermanët në epërsi (65'), por dy minuta më vonë Vlahovic barazoi rezultatin.

Dortmundi rifitoi epërsinë me dy gola (Yan Couto, i ndihmuar nga Di Gregorio dhe një penallti nga Bensebaini) dhe, pikërisht kur gjithçka dukej e humbur, Vlahovic shënoi në minutën e 94-t dhe më pas, në të 96-tën, i dha një pasim Kellyt, goditja me kokë e të cilit i çoi tifozët e Juventusit në ekstazë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos