
Anis Mehmeti është larguar nga Bristol dhe është bërë zyrtarisht lojtar i Ipswich.
Sulmuesi shqiptar ka firmosur kontratë me klubin e Championship deri në vitin 2029, shkruan A2CNN.
Mehmeti ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit te Bristoli, ku ka shënuar 26 gola dhe 9 asist.
Kalimi tek Ipswich është hap i madh në karrierë, pasi ky ekip synon ngjitjen në Premier League, pasi renditet në vendin e tretë, me dy pikë më pak se vendi i dytë që ngjitet direkt në elitë. (A2 Televizion)