Kategoria superiore, Tirana sfidon Flamurtarin, Vllaznia pret Partizanin

Nga Dea Kozma
23 Janar 2026, 15:35 | Futboll

Kategoria superiore, Tirana sfidon Flamurtarin, Vllaznia pret Partizanin

Vetëm fitore. Ky është synimi i Tiranës në çdo ndeshje të mbetur në kampionat për të shpëtuar sa më parë nga kjo krizë që po kalon. Bardheblutë përballen këtë të shtunë me Flamurtarin në stadiumin Selman Stërmasi. me vetëm 4 pikë distancë nga njëra-tjetra, kryeqytetasit janë gati për të bërë kthesën. Trajeri Ardijan Nuhiji në konferencën për shtyp tregoi se ka besim te skuadra e tij dhe rezultatet pozitive do të vijnë.

Në anën tjetër, Egnatia kërkon të mbrojë kreun në Ballsh.. Me vetëm dy pikë larg Vllaznisë, rrogozhinasit do të kërkojnë vetëm fitore.

Vëmendje merr dueli në Loro Borici aty ku Vllaznia pret Partizanin. Të kuqtë e kryeqytetit janë gati t’ja ndalin vrullin kuqebluve dhe pse detyra do të jetë shumë e vështirë.

Ndërkaq java e 21 do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit, Teuta udhëton në Vorë ndërsa Elbasani luan me Dinamon në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos