Italisë i mjafton një gol për kreun e grupit

Nga Dea Kozma
15 Nëntor 2024, 10:35 | Futboll

Italisë i mjafton një gol për kreun e grupit

Italia kualifikohet në çerekfinalet e Nations League një ndeshje para përfundimit të fazës së grupeve. Të Cagliarit fituan 1-0 përballë Belgjikës dhe kaq i mjaftoi për të kaluar më tej.

Ekipi i Spalletit bëri detyrën me golin e Sandro Tonalit në minutën e 11′ dhe mori një biletë për më tej.  Edhe pas kësaj, të kaltrit patën të tjera mundësi veçanërisht me Di Lorenzo, por mbrojtësi i Napolit nuk finalizoi saktë. Edhe vendasit kishin shanset e tyre veçanërisht në fundin e ndeshjes ku vetëm shtylla i ndali për të marrë një pikë nga kjo sfidë. Tani, për vendin e parë në grup, Italia nuk duhet të humb me më shumë se dy gola diferencë ndaj Francës.

Në Stade de France nuk kishte një fitues. Franca dhe Izraeli u ndanë në barazim pa gola. Gjelat dominuan takimin me raste të pastra para portës, por asnjë prej tyre nuk mundi ta shtynte në rrjetë.

Edhe në fraksionin e dytë, francezët u hodhën të gjithë në sulm, por portieri izraelit ishte kthyer në një mur të pakalueshëm. Lufta e vërtetë ishte në tribuna. Dhjetëra persona janë përplasur mes tyre me grushte dhe shkelma, duke shkaktuar një kaos të vërtetë. Iniciatorë ishin disa persona me flamuj izraelitë ndërsa tifozët vendas këndonin ‘Çlironi pengjet’. Gjatë gjithë ndeshjes janë dëgjuar fërshëllime për lojtarët izraelitë, ndërsa policia arrestoi dhjetëra persona.

Anglia u rikthye te fitorja duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 Greqinë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e shtatë me sulmuesin  e Chelsea-t, Madueke. Miqtë vijuan dominimin dhe pjesa e parë përfundoi në avantazhin e anglezëve. Edhe fraksioni i dytë nisi po njësoj.

Kombëtarja e “Tre Luanëve” shënoi dhe dy herë të tjera në fund me një autogol të portierit grek dhe gjashtë minuta më vonë Jones mbyllën takimin me shifrat 3-0 .Pas kësaj fitoreje, Anglia rikthehet në krye të klasifikimit, duke barazuar pikët me Greqinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos