Skandal në turneun e kickbox-it që po mbahet në Malin e Zi. Një veprim aspak normal dhe jo sportiv u regjistrua në fundin e një ndeshje kur arbitri në ring goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti.
Siç raportohet ka pasur një debat të ashpër mes dy palëve pasi trajneri dardan u fut në fushë duke kontestuar vendimet e këtij të fundit ndërsa debatonte në distancë dhe me trajnerin e kickbox nga Mali i Zi.
Sigurimi ndërhyri menjëherë për ta larguar nga arena, trajnerin kosovar, por menjwherë pas kësaj, ai u godit nga arbitri malazez. Pamjet u bënë shpejt viralë në rrjetet sociale ndërsa gjyqtari u pezullua nga detyra deri në një vendim të dytë. (A2 Televizion)